Rrjedhin pamjet dhe emri i Ferrarit më të fuqishëm deri më tani (Foto)

PUBLIKUAR

Për herë të parë, Ferrari ka bërë të ditur se do ta kthejë modelin 488 me një fuqi shumë të madhe, ndërsa e shfaqi teksa garonte paralel me 488 Challenge, transmeton Telegrafi.

Mesazhi ishte i qartë, se kjo makinë e fuqishme e pistave, do të jetë në gjendje t’i bëjë ballë forcës enorme të rivalit Porsche 911 GT2 RS.

Prodhuesi italian, asnjëherë nuk e ka bërë të ditur emrin e këtij modeli, por është spekuluar se mund ta ketë 488 GTO apo 488 Sport Serial Series.

Mirëpo, imazhet e rrjedhura në një forum në internet, tregojnë se ka emër shumë më të zakonshëm.

Ky model do të quhet Pista, që në gjuhën italiane, sikur edhe atë shqipe nënkupton pistën apo shtegun.

Sa i përket pamjeve, nuk dallojnë shumë prej atyre agresive që priteshin dhe elementeve të ditura, që janë grilli i gjerë dhe sistemi i sofistikuar i nxjerrjes së gazrave.

Çfarë dihet tjetër për rivalin e GT2 RS, është se do të jetë Ferrari më i fuqishëm deri më tani, ndërsa detajet bëhen të ditura gjatë Geneva Auto Show që zhvillohet gjatë muajit mars. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...