Rritet urrejtja e iranianëve ndaj SHBA-së dhe Arabisë Saudite

PUBLIKUAR

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë sot se sulmet e të premtes në Teheran nga Shteti Islamik (ISIS), në të cilat u vranë 17 persona, do ta rrisin urrejtjen e iranianëve ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite, raporton televizioni shtetëror iranian.

Të mërkurën, kamikaz me bomba dhe persona të armatosur e sulmuan Parlamentin iranian dhe varrin e Ayatollah Khomeinit, transmeton Express.

“[Sulmet] nuk do ta dëmtojnë përkushtimin e kombit tonë për ta luftuar terrorizmin… por vetëm sa do ta rrisin urrejtjen ndaj qeverive të Shteteve të Bashkuar dhe përkrahësve të tyre si Arabia Saudite,” ka thënë Khamenei gjatë një mesazhi të lexuar në varrimin e viktimave të sulmit.

ISIS e mori përgjegjësinë për sulmin dhe ka kërcënuar se do të kryejë më shumë sulme tjera kundër popullatës shumicë shiite të Iranit, e cila shihet nga militantët suni si heretikë./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...