Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Kolumbi, 254 të vdekur e 200 të zhdukur (Video)

PUBLIKUAR

Raportet e fundit bëjnë të ditur se nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e pandërprera të shiut në jugperëndim të Kolumbisë, deri tash janë regjistruar 254 viktima.

Ushtria kolumbiane ka njoftuar se në katastrofën natyrore të shkaktuar nga vërshimet, 254 persona kanë humbur jetën, kurse rreth 400 të tjerë janë lënduar, ndërsa 200 të tjerë raportohen të zhdukur, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Më shumë se 1, 100 ushtarë dhe policë janë angazhuar në operacionin e shpëtimit në 17 zona të rrezikuara.

Presidenti kolumbian Huan Manuel Santos, ka udhëtuar në Mokou, qytetin me 345 mijë banorë të goditur nga vërshimet.

“Do të bëjmë gjithçka që mundemi që të ndihmojmë. Kjo po ma thyen zemrën”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...