Rritet numri i të vrarëve nga sulmi i militantëve në Afganistan

PUBLIKUAR

Ka arritur në 16 numri i të vrarëve nga një sulm i militantëve ndaj një kompanie ndërtimi në lindje të Afganistanit.

Zëdhënësi i provincës Nangarhar, Attaullah Khogyani, tha se tre militantë sulmuan një kompani ndërtimi afër aeroportit pasi fillimisht dy sulmues vetëvrasës hodhën veten në ajër.

Ai tha se më pas filluan përleshjet mes militantëve dhe forcave të sigurisë nga të cilat mbetën të vrarë 16 persona dhe 10 të tjerë u plagosën, shumica punëtorë të kompanisë private të ndërtimit. Të tre sulmuesit u vranë ndërkaq situata më pas është vënë nën kontroll.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin mirëpo talibanët dhe grupi militant “Shteti Islamik” janë aktiv në lindje të Afganistanit, saktësisht në provincën Nangarhar./rel

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...