Është rritur në 61 numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi bregun jugor të Meksikës, shkruan BBC.
Presidenti i shtetit meksikan, Enrique Pena Nieto ka thënë se të paktën 200 persona janë të lënduar.
Tërmeti me magnitudë 8.1, që e goditi të enjten mbrëma vendin, ishte më i forti në regjion qysh prej një shekulli.
Pena Nieto ka shpallur ditë zie dhe flamuri është zbritur në gjysmë shtizë./klankosova/


