Rritet numri i pacientëve të shtrirë në QKUK dhe spitale për shkak të COVID-19

PUBLIKUAR

Me rritjen e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, ka filluar të rritet edhe numri i pacientëve të hospitalizuar me këtë virus, raporton Gazeta Express.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës kanë bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet rajonale janë të shtrirë 16 pacientë të infektuar me COVID-19 dhe 24 që janë shëruar nga ky virus.

Sipas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka asnjë pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 8 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacient post-covid

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...