Një përleshje fizike ka ndodhur dje në Podujevë, ku janë përfshirë disa persona.
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar, pasi të njëjtit dyshohet se morën pjesë në këtë rrahje e cila lidhej me një kontest pronësor, e ku u përfshi edhe viktima femër.
Të gjithë të dyshuarit dhe viktima kanë pësuar lëndime trupore, pasi gjatë rrahjes kanë përdorur edhe mjete të forta druri, ku të njëjtit kanë marrë tretman mjekësor, transmeton Indeksonline.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje