Rrëzohet një helikopter i ushtrisë amerikane

PUBLIKUAR

Garda bregdetare e SHBA-së dhe pjesëtarë të ushtrisë janë duke kryer kërkime në oqean pranë Hawaiit për pesë anëtarë të ekuipazhit të një helikopteri të ushtrisë i cili është rrëzuar gjatë një ushtrimi trajnues, njoftojnë autoritetet.

Raportohet se zyrtarët në Wheeler Army Airfiled afër Honolulu e humben komunikimin me helikopterin “UH-60 Black Hawk” rreth orës 22.00 të martën, njofton roja bregdetare, transmeton Express.

Ekipet e shpëtimit e kanë vërejtur pjesë të helikopterit rreth 3 kilometra në perëndim të Kaena Point, Oahu.

Një aeroplan, dy helikopterë dhe disa anije janë duke u përdorur në operacionet e kërkimit./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...