Një aeroplan i vogël luftarak i gjetur sot në një bjeshkë të Koresë Jugore afër kufirit me Korenë Veriore duket se është dron i Koresë Veriore, njofton ushtria e Jugut.
Besohet se bëhet fjalë për një dron të Koresë Veriore që ishte gjetur në vitin 2014 në një ishull afër kufirit të të dy vendeve, ka thënë Zyra e Shtabit të Përgjithshëm të Koresë Jugore, transmeton Express.
Tensionet në gadishullin korean janë shumë të larta për shkak të testimeve të vazhdueshme të raketave balistike nga Veriu dhe zhvillimi i programit të saj bërthamor./Express/


