Rrëzohet në Detin e Zi, avioni që mbante korin e famshëm ushtarak rus ‘Aleksandrov’

PUBLIKUAR

Avioni ushtarak rus përplaset në detin e Zi, afër Soçit

Një avion ushtarak rus me 91 persona në bord është rrëzuar në Detin e Zi, njofton BBC, citon Syri.net.

Avioni u zhduk nga radari 20 minuta pas ngritjes nga aeroporti Adler në pikën e pushimit të Soçit në orën 5:20 (2:20 GMT).

Ministria e Mbrojtjes tha se Tu-154 mbante në bord personelin e shërbimit, anëtarët e korit të famshëm Alexandrov dhe gazetarët.

Avioni thuhet se po fluturonte drejt provincës Latakia të Sirisë.

Një ekip shpëtimi ka gjetur mbetjet e avionit në Detin e Zi, sipas agjensive të lajmeve. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov tha se avioni po transportonte ata që do të shkonin të interpretonin për Vitin e Ri tek trupat ruse të vendosura në Siri.

Rusia, një aleat kyç I Presidentit sirian Bashar al-Assad është duke kryer sulme ajrore kundër atyre që ata i konsiderojnë grupe terroriste,

Avioni u zhduk ndërsa ishte duke manovruar mbi ujërat territorial të Rusisë, tha një burim nga Ministria e Emergjencës për agjencitë ruse të lajmeve. /Syri.net

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...