Policia në SHBA njofton se një familje katër-anëtarësh ka vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në një aeroport komunal të Floridës veriore.
Policia në Williston e ka identifikuar familjen përmes një postimi faqet e vet në Facebook. Në aksident humben jetën, piloti Nathan Enders 37-vjeçar, gruaja e tij Laura Enders 42-vjeçare dhe dy fëmijët e tyre, Jaden Enders 7-vjeçar dhe Eli Enders 5-vjeçar, transmeton Express.
Aeroplani i tyre i vogël u rrëzua pak pas nisjes të shtunën pasdite në aeroportin komunal të Williston, por nuk ishte vërejtur nga më shumë se 20 pilotë të tjerë që kishin fluturuar nga i njëjti aeroport.
Rrëzimi i aeroplanit ishte raportuar pas plot 21 orëve./Express/


