Rreziku nga pastruesi herbal i vaginës

PUBLIKUAR

Ekspertët e mjekësisë, kanë kërkuar që të mos përdoren ‘pastruesit verbal të vaginës’, sepse mund të sjellin infeksione dhe sindromën e helmimit shokues.

Herbal VOmb Detox Pearls, po shiten për një kohë të gjatë përmes internetit, ndërsa pretendohet se me to, pastrohet vagina dhe dalin përjashta, të gjitha papastërtitë.

Madje, këta toptha pretendohet se e pastrojnë edhe mitrën, largojnë cistat, njollat e bardha dhe fijezimet.

Sipas prodhuesve, këto sfera e ngushtojnë vaginën, duke dhënë kënaqësi më të madhe seksuale, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ekspertët e mjekësisë, po thonë se vagina nuk ka nevojë për pastrim, derisa këto prodhime, po konsiderohen të rrezikshme.

Futja e çdo gjëje që nuk është adekuate në vagjinë, për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë probleme të ndryshme.

Femrat që kanë gjakderdhje të mëdha, erë ta pakëndshme dhe dhimbje, duhet të shkojnë te mjeku, e jo të përdorin kësi gjërash. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...

Shëndetësi: 548 raste me tuberkuloz gjatë vitit të kaluar 2024 në Kosovë

Gjatë ditë së sotme u shënua Dita Botërore e Mushkërive me moton "Mushkëri të...