Rreth 70% e personave që e provojnë një cigare bëhen të varur nga ajo

PUBLIKUAR

Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e studimeve të mëhershme me mbi 215,000 njerëz nga e gjithë bota për të treguar se 70 për qind prej tyre kishin filluar të pinin duhan rregullisht pasi e kishin pirë cigaren e parë.

Profesori Peter Hajek nga Universiteti ‘Queen Mary’, Londër, thotë se kjo është hera e parë që tregon varësinë të cilën mund ta krijojë konsumimi i vetëm një cigareje, transmeton Telegrafi.

Në zhvillimin e çfarëdo varësie, kalimi nga eksperimentimi në përdorim të rregullt është gjë e rëndësishme, sepse tregon që një aktivitet rekreacional po shndërrohet në një nevojë.

Ne kemi zbuluar se përqindja e atyre që e provojnë duhanin dhe shndërrohen në konsumues të rregullt të duhanit është shumë e lartë, dhe kjo ndihmon në konfirmimin e rëndësisë që ka parandalimi i eksperimentimit me cigare”, ka treguar ai.

Në vitin e kaluar, një studim i përmasave të mëdha nga shkencëtarë kanadezë – me rreth 44,000 persona të moshave 14 deri 18 vjet – kishte zbuluar se ata të cilët përdorin cigare elektronike janë thuajse dyfish më të prirë të bëhen konsumues të rregullt të duhanit.

Shkencëtarët gjithashtu kanë paralajmëruar se cigaret elektronike ndihmojnë në ‘ri-normalizimin’ e duhanpirjes pas disa viteve të krijimit të shprehisë së duhanit

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...