Rreth 4000 qytetarë nga Serbia pritet të votojnë në Kosovë

PUBLIKUAR

Rreth 4 mijë aplikacione kanë ardhur nga Serbia për në Kosovë pak ditë para se të mbahen zgjedhjet e parakohshme, me ç’rast qytetarëve serbë do t’u mundësohet që të votojnë në garën e 11 qershorit.

Përfaqësues të lëvizjes “Vetëvendosje” në KQZ thonë se aplikacionet në fjalë kanë ardhur pak para se të përfundojë afati, andaj, sipas tyre, një gjë e tillë mbetet totalisht e dyshimtë. Ndërkaq, ish-drejtues të KQZ-së bëjnë të ditur se edhe para rreth dhjetë vjetësh kishte pasur numër të madh të aplikacioneve të ardhura nga Serbia. Mirëpo, sipas tyre, sikurse atëherë edhe tash duhet të shikohen me kujdes maksimal fletëvotimet, në mënyrë që të mos dëmtohet procesi dhe të mos ketë parregullsi.

Nga ana tjetër, përfaqësues të OSBE-së kanë thënë për “Zërin” se gjatë ditës së votimit do të jenë prezentë në katër komunat e veriut, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok e Mitrovicë Veriore, por jo për t’i monitoruar zgjedhjet

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...