Autoritetet vietnameze thonë se 37 persona kanë vdekur në vërshime dhe rrëshqitje të dheut që u shkaktuan nga shirat e mëdha.
Ndërsa, 40 persona të tjerë raportohet të jenë zhdukur dhe mijëra të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, teksa shirat e mëdha e kanë përfshirë Vietnamin qendror dhe verior, transmeton Express.
Në mesin e të zhdukurve është edhe një gazetar vendor që po raportonte për vërshimet.
Vietnami, një shtet në Azinë Juglindore, shpesh përjeton stuhi të mëdha dhe përballet me vdekje të qytetarëve çdo vit si pasojë e vërshimeve.
Zyrtarët njoftojnë se të paktën 16.000 shtëpi janë vërshuar nga uji.


