Lideri i Katalonisë, Carles Puigdemont, ka thënë se përdorimi i shkopinjve policorë dhe plumbave të gomës nga policia spanjolle është dhunë e pajustifikueshme.
Ai e ka denoncuar publikisht përdorimin e shkopinjve policorë dhe plumba të gomës nga oficerët e policisë gjatë referendumit për pavarësi në Kataloni, transmeton Express.
Hulumtuesi i Universitetit “Princeton”, Jordi Graupera, ka postuar një video në rrjetin social Twitter ku shihet një numër i Gardës Civile duke gjuajtur ndaj turmës, transmeton Express.
Qendrat e votimit janë hapur sot me fillim nga ora 9.00 në Kataloni, përkundër kundërshtimit të ashpër nga Madridi.
Katalonia, një rajon i pasur në verilindje të Spanjës, ka 7.5 milionë banorë si dhe gjuhën dhe kulturën e vet.
Po ashtu, ka një shkallë të lartë të autonomisë, por nuk njihet si një shtet i ndarë nga kushtetuta e Spanjës. /Express/


