Rreth 300 militantë të armatosur të ISIS-it sulmojnë shkollën dhe mbajnë peng disa nxënës në Filipine

PUBLIKUAR

Militantët pro Shtetit Islamik kanë sulmuar një shkollë në Filipinet jugore dhe po mbajnë peng disa studentë, thonë policia, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Po sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 300 burra të armatosur, mes tyre anëtarë të Luftëtarëve të Lirisë Islame Bangsamoro (BIFF), sulmuan një shkollë në qtetin Pigcawayan në provincën North Cotabato në ishullin Mindanao të mërkurën dhe mbajtën disa nxënës rob, njoftoi një raport i policisë.

Po ashtu thuhet se anëtarët e BIFF gjithashtu kishin edhe një përplasje me armë zjarri me ushtrinë.

“Ne mund të konfirmojmë se ata kanë zënë një shkollë dhe ka pasur civilë të bllokuar. Ne jemi në procesin e përcaktimit të numrit të pengjeve dhe identiteteve të tyre”, kanë thënë autoritetet policore.

Ata vlerësojnë se sulmi mund të jetë një përpjekje për të larguar fokusin e ushtrisë larg militantëve që kanë rrethuar qytetin jugor Marawi, ku luftimet midis trupave qeveritare dhe militantëve islamikë kanë hyrë në javën e pestë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...