Rreth 1 milion euro për dy zona ekonomike

PUBLIKUAR

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka nënshkruar të hënën dy marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e një zonë ekonomike në fshatin Shirokë të Suharekës dhe një tjetër në fshatin Qylagë, të komunës së Lipjanit, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, vizitoi të hënën Komunën e Suharekës e cila u prit nga kryetari i kësaj Komune Sali Asllanaj.

Me këtë rast ministrja Bajrami dhe kryetari Asllanaj nënshkruan marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e zonës ekonomike në Shirokë, të komunës së Suharekës.

Në fjalën e saj ministrja Bajrami theksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Qeveria e Kosovës, e ka si objektiv parësor krijimin dhe funksionalizimin e zonave industriale në Republikën e Kosovës me qëllim të krijimit të kushteve optimale për punë të bizneseve të vendit, si dhe të tërheqjes së investitorëve nga jashtë.

Sipas saj, funksionalizmi i kësaj zone ekonomike do të kontribuojë shumë në rritjen e aktivitetit biznesor të ndërmarrjeve duke sjellë të mira ekonomike jo vetëm për komunën e Suharekës, por për mbarë vendin…

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...