Rrëmbehet nën kërcënimin e armës një burrë në Prishtinë, Policia jep detaje

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona e kanë marrë me forcë në veturë një burrë në rrugën “Hamzë Jashari” në Prishtinë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur, raporton Express.

Sipas Policisë, viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve.

Policia ka bërë me dije se është identifikuar vetura dhe njëri nga të dyshuarit është arrestuar.

“Rr. Hamzë Jashari, Prishtinë 16.02.2023 – 21:50. Fillimisht është raportuar se disa të dyshuar me një veturë me targa vendore, me forcë e kanë marrë viktimën mashkull  kosovar dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Më pas viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve. Sipas viktimës, të dyshuarit nën kanosjen e armës e kanë futur në veturë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Është identifikuar vetura dhe njëri nga të dyshuarit mashkull  kosovar i cili është arrestuar, në vendbanimin e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...