Rrëfimi tronditës: Si digjeshin shqiptarët në “Xhaminë e Ibrit” gjatë luftës? (Video)

PUBLIKUAR

Xhamia tek Ura e Ibrit, në Mitrovicë, është djegur bashkë me disa shqiptarë të cilët forcat policore e ushtarake serbe i futën aty në vitin 1999.

Gazeta Fjala, sjellë për herë të parë rrëfimin ekskluziv të realizuar nga “Pom Advertising Agency” se si shqiptarët torturoheshin dhe vriteshin në atë kohë.

Elmaze Zeka, njëra nga dëshmitaret, i pa tek digjeshin për së gjalli shqiptarët bashkë me xhaminë, shkruan Gazeta Fjala.

“Unë e kom pa ka e kallin xhaminë prej dritarës të banjos edhe ka i shtinë njerzit mrena që i qitshin prej shpijave. Kon dojshin e merrshin e rrehshin edhe i shtijshin në xhami. Aty jonë kan jo veq xhamia po janë kanë pesë gjashtë shpi edhe katër dugaja kanë pas podruma, u kanë oborri me shkallë, aty ka pas edhe podrume, dy tri shpi që jon kanë poshtë hapësirë me i shti njerzit”, rrëfen dëshmitarja e ngjarjes.

Ajo tregon se si xhamia ishte djegur katë herë rradhazi, minaren e së cilën e kishin rrëzuar forcat serbe me buldozher.

“Unë kom nejt gjatë luftës krejt në shpi. Mu m’kan torturu 18 herë mkan sulmu n’shpi me dal prej shpisë. Por unë nuk kam dal se kam dasht me shku në luftë mirëpo nuk mu dha mundësia me shku mbeta në shpi”, deklaron ajo.

Elmazja në këtë rrëfim me video flet se si arriti ti mbijetoj luftës dhe si askush nuk u mor me dëshminë e saj nga institucionet.

SHIKO MË SHUMË

Ministri Hoti konfirmon nisjen e inspektimeve në QPS-në e Pejës për rastin e Arlinda Zekajt

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se...

Vrasja e Arlinda Zekajt – Përveç Prishtinës e Ferizajt, sot protestohet edhe në Pejë: Kërkojmë drejtësi

Protestat për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për të gjitha gratë e vrara në...

Një e mitur në Pejë raporton se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person, i dyshuari arrestohet dhe ndalohet për 48 orë

Një e mitur ka raportuar dje në Policinë e Pejës se ka kryer marrëdhënie...