Nga raporti 24 orësh Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj për shkak se në qendrën e Azilit në Magurë i kishte sulmuar me mjetë të fortë dy viktimat meshkuj shtetas të huaj- të të njëjtit shtet.
RAPORTI PLOTË:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
- Lipjan 10.07.2022 – 00:05.
- Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj për shkak se në qendrën e Azilit në Magurë i kishte sulmuar me mjetë të fortë dy viktimat meshkuj shtetas të huaj- të të njëjtit shtet. Viktimat si pasojë e sulmit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


