Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.
Raporti plotë nga Policia:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fsh. Akllap, Lipjan, 08.03.2022-21:46.
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.
Si pasojë e rrahjes, viktima ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


