Rrahje mes aktivistëve të VV’së dhe LDK’së në Malishevë

PUBLIKUAR

Sipas një komunikate të dërguar për media nga Lëvizja Vetëvendosje, janë sulmuar dy aktivistë të VV’së në Malishevë, Bekim Gashi dhe Liman Hoti. Sipas VV’së sulmi u bë nga të afërmit e deputetit të LDK’së Salih Morina

 

Dëshmitarët e rastit i kishin thënë Malisheva Magazine dhe rrahja ka ndodhur pasi dy aktivistët e VV’së kanë vendosur pankarta e slogane me fotografi të Salih Morinës nëpër qytet.

Levizja Vetëvendosje përmes kësaj komunikate, dënon sulmin fizik ndaj dy aktivistëve të Qendrës së VV’së në Malishevë.

“Aktivistët tanë u sulmuan teksa po shpërndanin fletushka dhe po vendosnin posterë që bëjnë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 1 shtatorit. Për pasojë, të dy aktivistët janë në Qendrën Emergjente të Malishevës”, shkruan në komunikatë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

E rëndë, këmbësorja u godit nga autobusi në stacion, vdiq në QKUK – arrestohet shoferi

Një grua ka humbur jetën dje në një aksident fatal që ndodhi në Stacionin...

Pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve në 24 orët e fundit në rajon të Prishtinës

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve...

Mot me diell e i vranët këtë fundjavë, mëngjeset me mjegull

Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpërndara dhe me diell....