Rovena dhe Erkand Qerimaj eksitohen në publik (FOTO)

PUBLIKUAR

Në fakt nuk çuditemi shumë na këto poza provokuese të Rovena Stefës, e cila ka dashur me çdo kusht të prezantojë tek publiku, imazhin e këngëtares seksi. Përveç klipit, ku u komentua shumë për skenat prej pornostareje, Rovena çdo ditë poston në rrjetet sociale foto ku shfaqet topless, herë nga dhoma e zhveshjes e herë nga tualeti.

Duke dashur të ekspozojë rezultatet e trupit të palestruar, Rovena mesa duket nuk po e menaxhon dot këtë dëshirë për t‘u ekspozuar sa më shumë të jetë e mundur. Nuk e dimë se me kë rivale po bën garë por kulmi ka arritur me këto foto në një plazh publik, ku Rovena ka pozuar me bikini e ulur në pozicionin që nxjerr në pah vithet. Ajo vetë i quan “belfie”, por mënyra se si ka marrë pozicionin shtrirë është komentuar nga fansat e saj, si pozicioni gati për seks i një prej stileve të Kamasutrës.

Mes këtyre postimeve ajo në një nga fotot prek pjesët intime, gjest i cilësuar po ashtu një provokim i hapur i këngëtares për joshje seksuale në publik.

Pak a shumë në situatë të përafërt duket se ka qenë në plazh edhe kampioni shkodran i peshëngritjes, Erkand Qerimaj. 26 vjeçari na tregon trupin në formë në saj të stërvitjeve strikte, me këto foto që ai vetë i ka etiketuar shumë “hot”. Për të dëshmuar më mirë se në ç’gjendje ndihet, Erkandi ka ndaluar makinën e tij gjatë udhëtimit për në plazh, dhe ka shkrepur këtë foto, ku duket se vërtetë është ndier shumë nxehtë.

Mania e personazheve publikë për të reklamuar sa më shumë në plazh format e tyre trupore, i bën shpesh të papërmbajtshëm, aq sa bashkë me muskujt tregojnë pa pikë problemi dhe asetet e tyre seksuale./Story.al

rovena stefa

SHIKO MË SHUMË

Adri “shkrihet” pas Ilirijanës: Kush ka nuse, botën ka

Çifti i njohur, Adri dhe Ilirijana duken më të lumtur se kurrë. Është këngëtari i...

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...