Ronela Hajati shfaqet elegante në pozat nga New Yorku

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati po vazhdon të jetë aktive si me projekt muzikore, ashtu edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi këngëtarja nga Shqipëria po qëndron në New York dhe nga atje nuk kanë munguar pozat e ndryshme që ka sjellur për fansat në Instagram.

Autorja e “Leje” ka postuar disa imazhe të reja ku shihej në formë të mirë dhe tejet elegante.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Ronela shihet e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë me një prerje rreth belit me detaje rrathësh sipër.

Dukja e saj u plotësua edhe me makijazh të theksuar dhe aksesor ari.

Të gjitha lajmet nga Ronela Hajati

Lexo po ashtuTë gjitha lajmet nga Ronela Hajati

Ronela shkëlqente me paraqitjen, ndërsa të shumta ishin edhe komentet nga ana e admiruesve të saj.

Ndryshe, kujtojmë që pak javë më parë artistja publikoi këngën e re “Shikimet”, që po pritet mirë nga publiku. /Telegrafi/

Reklama

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...