Ronaldo qëndron në shtëpi

PUBLIKUAR

Ronaldo do të pushohet për ndeshjen me Beneventon.

Tashmë është zyrtare, Cristiano Ronaldo nuk është ftuar për ndeshjen që Juventusi do ta zhvillojë sonte nga ora 18:00 me Beneventon.

Andrea Pirlo mendon se është momenti më i mirë për t’i dhënë pushim 35-vjeçarit dhe kjo është arsyeja se përse CR7 ka mbetur në shtëpi.

Pirlo para se të zbulojë listën e lojtarëve të ftuar, e konfirmoi se do ta lë në shtëpi duke thënë “Ronaldo është lodhur”.

Ronaldo po shijon një tjetër sezon pozitiv, ani pse nuk ka luajtur shumë ndeshje, shkaku edhe i COVID-19.

Ai deri më tani ka shënuar 8 gola në vetëm 5 ndeshje në Serie A, në total numëron 9 gola në 7 ndeshje – statistika vërtetë fantastike. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...