Ronaldo nuk beson se Juventusi është në nivelin e tij

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo mendon se Juventusi nuk është në nivelin e tij dhe kjo mund të çojë në një largim të bujshëm të tij në verë.

Superylli portugez i pati një javë të vështirë, pasi u eliminua herët nga Liga e Kampionëve për herë të tretë radhazi me Juventusin, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo u fajësua në Itali për eliminimin e bardhezinjve nga Porto në 1/8 e finales, pasi ia ktheu shpinën topit dhe e lejoi atë të përfundojë në rrjetë pas gjuajtjes së lirë të Sergio Oliveiras, një gol që ia siguroi portugezëve kalimin në çerekfinale.

Sipas gazetarit të mirënjohur në Itali, Tancredi PAlmeri, burime brenda kampit të Ronaldos kanë thënë se pesë herë fituesi i Topit të Artë mendon se është mbi Juventusin.

Ronaldo ka marrëveshje me Juventusin deri në verën e vitit 2022 dhe është dukshëm lojtari më i paguar në klubin torinez, me 400 mijë euro në javë.

Së fundmi ka pasur thashetheme se menaxheri i tij, Jorge Mendes, është duke punuar për ta kthyer Ronaldon në Real Madrid. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...