Ronaldo më i ndjekuri, por Messi thyen rekord me pëlqime

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi janë rivalë prej vitesh: në fushat e blerta, në fitimin e trofeve dhe çmimeve të ndryshme, por edhe në rrjetet sociale.

Ylli portugez i Juventusit mban rekordin e ndjekësve në Instagram, me mbi 326 milion persona, ndërsa “pleshti” argjentinas numëron 249 milion ndjekës.

Gjithsesi, transferimi i 34-vjeçarit nga Barcelona te PSG ka sjellë “parakalimin” e CR7, duke vendosur një rekord në tre postimet e fundit në Instagram.

Në secilën prej tyre, Messi ka arritur të kalojë kuotën e 20 milion pëlqimeve.

Tre postimet e kryera brenda një muaji (fitorja e Kupës së Amerikës, imazhet e para me PSG dhe konferenca e lamtumirës nga Barcelona), kanë arritur shifrën e 63.4 milion pëlqimeve, diçka që s’e kishte arritur askush më parë.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...