Ronaldo: Jam këtu për të fituar përsëri

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo ka thënë se ai do të përkushtohet për të njëjtin sukses që e pati në Old Trafford gjatë qëndrimit të tij të parë në këtë skuadër prej vitit 2003 deri më 2009

Cristiano Ronaldo në një intervista ka thënë se ai mund të qëndrojë në Manchester United për “tri apo katër vitet e ardhshme”, me transferin e 20 milionë funteve që ka deklaruar se ai është kthyer “për të fituar përsëri”.

United kompletuan njërin prej transferëve më befasuese në historinë e fundit kur rikthyen Ronaldon në ditën e fundit, duke nënshkruar kontratë me 36 vjeçarin për një sezon dhe një tjetër ekstra pas tij.

Ronaldo tani ka theksuar se ambiciet e tij pas rikthimit në klub ku ai fillimisht është bërë njëri prej superyjeve më të mëdhenj në botën e futbollit, përderisa ai ka dhënë indikacione që do të jetë në skuadër deri më 2025.

Në një intervistë për ish shokun e tij të skuadrës, Wes Brown në MUTV para debutimit të tij kundër Newcastle të shtunën, ai është përgjigjur nëse ai do ta ndihmojë skuadrën për të fituar trofe pas pesë viteve.

“Kjo është arsyeja pse jam këtu”, tha Ronaldo. “Nuk jam këtu për pushime. Siç ju kam thënë, më parë ishte mirë, të fitosh gjëra të rëndësishme dhe e vesha këtë fanellë para shumë viteve por edhe tani jam këtu për të fituar”.

“Jam ende i aftë, unë dhe shokët e mijë po ashtu. Jam gati për të filluar, gati për t’u filluar. Është një mundësi për tifozët, për klubin, për të bërë hapa përpara”.

“Jam ende gati dhe mendoj se do të bëjë gjëra të mëdha në tri apo katër vitet në vazhdim”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...