Ronaldo i tërheq vërejtjen PSG-së: Unë isha në ekipin e galaktikëve dhe s’e fitova Championsin

PUBLIKUAR

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Ronaldo Nazario nuk mendon se Paris Saint-Germain do ta ftojë Champions Leaguen këtë edicion, përkundër një merkatoje të frikshme.

Ai mori shembull kohën e tij te Real Madridi si një fakt se një skuadër e forte në letër, jo domosdoshmërisht përkthehet në fitimin e trofeve të mëdhenj, transmeton Gazeta Express.

“Është ende herët për të thënë se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve. PSG është në pole position, por është diçka tjetër të flasim dhe diçka tjetër të luash. Ka shumë faktorë që ndikojnë në fushë. Unë kam luajtur me Real Madridin për gati pesë sezone, në ekipin e galaktikëve dhe kurrë nuk e fitova Champions Leaguen. Fitorja nuk është automatike, edhe pse ke lojtarët më të mire në ekip” – tha Ronaldo.

I pyetur nëse sheh ngjashmëri mes tij dhe Kylian Mbappes, Ronaldo ishte i qartë.

“Po, ai ka ngjashmëri me mua. Ka kualitete të jashtëzakonshme, me teknikë të hatashme dhe shpejtësi të madhe. Ai i kalon mbrojtësit, i kalon portierët. Më pëlqen Mbappe” – theksoi ai.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...