Ronaldo i jep lamtumirën shokëve, largohet pas 40 minutash nga qendra stërvitore e Juves

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo është shumë afër transferimit te Manchester City.

Fabrizio Romano shkruan në profilin e tij në Twitter se CR7 ishte herë në mëngjes në qendrën stërvitore të Juventusit, ku është përshëndetur me shokë.

Ai ka qëndruar për 40 minuta dhe është larguar, por nuk është stërvitur.

Dëshira e tij është që të arrihet sa më parë marrëveshja zyrtare mes City dhe Juventus, derisa ajo verbale tashmë ekziston mes palëve.

Pas Lionel Messit që la Barcelonën për PSG-në, do të ishte një tjetër transferim bombë i kësaj vere shkuarja e Ronaldos te City, për shkak edhe të historisë me Manchester United. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...