Ronaldo e preferon rikthimin në Man Utd, gati oferta dyvjeçare

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Manchester United, duke i dhënë fund kështu spekulimeve për një transferim të mundshëm në Manchester City.

Gazetari sportiv italian Fabrizio Romano raporton se ylli portugez i ka thënë menaxherit të tij, Jorge Mendes se është i hapur për t’iu bashkuar “Djajve të Kuq”.

Kështu, do të bëhej fjalë për një rikthim të pabesueshëm.

Sipas Romanos, kontrata do t’i sillet lojtarit në orët në vazhdim, përcjell Gazeta Express.

“Man Utd po diskuton me Cristianon dhe Mendesin deri në qershor të vitit 2023. Manchester City nuk ka bërë kurrë ofertë zyrtare për Ronaldon”, ka shkruar Romano në rrjetet sociale.

Ronaldo vendosi sot përfundimisht të ndahet me Juventusin pasi i kaloi dy vjet në “Allianz Stadium”.

36 vjeçari u përshëndet me shokët e skuadrës dhe u nis për një vend tjetër me aeroplan privat.

Ditëve të fundit flitej se ai do t’i bashkohet Manchester Cityt.

Por, së fundmi në garë për të është futur edhe ish-klubi i tij, Manchester United. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...