Ronaldo dhe Chiellini gati për Juventusin në Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

Giorgio Chiellini dhe Cristiano Ronaldo janë kthyer në skuadrën e Juventusit derisa kanë udhëtuar në Hungari ku do të përballen kundër Ferencevaros.

Ndeshja do të zhvillohet nesër në ora 21:00.

Chiellini është rikthyer nga lëndimi dhe ka mundësi që të startojë prej fillimi, derisa Ronaldo është rikthyer gjatë këtij vikendi në Serie A pas tri jave betejë me COVID-19.

Ai la gjurmë në rikthim ku shënoi dy gola në fitoren e Juves kundër Spezias 4-1.

Matthijs de Ligt, Alex Sandro dhe i suspenduari Merih Demiral të gjithë nuk do të luajnë, bashkë me Sami Khedira.

Kjo është skuadra e Juventusit kundër Ferencvaros: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; Chiellini, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Frabotta, Riccio; Arthur, Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Portanova, Kulusevski; Ronaldo, Morata, Dybala. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...