Roma fiton dhe merr vendin e tretë në Serie A

PUBLIKUAR

Roma e ka mundur me rezultat 3-1 skuadrën e Veronës për t’u kthyer në top-4 të Serie A Italian. Për Romën shënuan Mancini (21), Mkhitaryan (22) dhe Mayoral (29)

Roma ka fituar me rezultat 3-1 sonte në Olympico për t’u kthyer në vendin e tretë në Serien A italiane.

Roma këtë ndeshje e përfundoi në pjesën e parë pasi që shënoi të tre golat.

Dy gola u shënuan për dy minuta nga Roma.

Fillimisht shënoi Mancini në minutën e 20.

Një minutë më vonë shënoi Mkhitaryan për ta dyfishuar epërsinë.

Pa u bërë minuta e 30 Roma do të shënonte edhe një herë.

Kësaj radhe gol shënoi asi i Real Madridit, i huazuari në Romë, Borja Mayoral.

Pjesa e dytë kaloi në të mirë të mysafirëve dhe ata arritën që të shënojnë gol në minutën e 62. Golashënues ishte Colley.

Kjo fitore e ngrit AS Roma në vendin e tretë me 40 pikë, katër më pak se Interi në vendin e dytë dhe gjashtë me AC Milan. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...