“Rivaliteti ka egzistuar gjithmonë dhe kudo”, u shpreh vokalistja e ish-grupit Hana Band

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

545994_10151335599426541_532522495_n

Lipjani News: Na tregoni diçka për veten.

Mjellma Berisha: Unë jam Mjellma Berisha nga Peja. Shkollën fillore dhe të mesme i kam mbaruar në Pejë, ndërsa fakultetin në Prishtinë, në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë. Hapat e parë në muzikë i mora nga vëllau im, i cili po ashtu është këngëtar, që jeton dhe vepron në Vienë. Aty ka studiuar për solo këndim (opera). Unë isha edhe në shkollën e ultë të muzikës për piano. Ne në familje e kemi në gjak muzikën sepse jemi shumë të dhënë pas saj. Përveç muzikës unë tash e një kohë punoj në Kompaninë e Sigurimeve “Illyria”dhe arrij ti menaxhoj shumë mirë punën dhe muzikën, e cila nuk është aspak e lehtë.

Lipjani News: Ju mbajmë mend nga kënga “Sytë e zi” në bashkëpunim me Ryva Kajtazin, si erdhi ideja e Hana Band?

Mjellma Berisha: Kënga “Sytë e Zi” ishte një këngë me të vërtetë shumë e bukur dhe e pëlqyer. Ishte kënga ime e parë e realizur me videoklip. Unë dhe Ryva njiheshim para se të bëhesha edhe unë pjesë e grupit. Ryva vetëm ishte anëtare e grupit, ndërsa ishin në kërkim të  një këngëtareje të dytë, dhe ja kisha fatin te jem unë ajo, kështu u bëmë të dyja vokaliste të grupit “Hana Band”.

Lipjani News: Ku u tret miqësia me Ryva Kajtazin?

Mjellma Berisha: Unë kam ende miqësi me Ryvën. Ende jemi shoqe dhe kolege, por që angazhimet e të dyjave nuk po na lejojnë për tu takuar shpesh.

Lipjani News: Si i vlerësoni të arriturat tuaja?

Mjellma Berisha: Me punë dhe mund, njeriu mundet me arrit atë çka deshiron. Sa më perket mua, jam shumë e lumtur dhe e kënaqur  me këto deri tani se çfare kam arritur, sepse e gjitha është mund i imi dhe i familjes sime.

Lipjani News: Nëse nuk do të ishit këngëtare, cilin profesion do ta zgjedhje?

Mjellma Berisha: Unë as që e kam menduar ndonjëherë që mund të dal dhe të këndoj para shumë njerëzve apo të dal para kamerave. jam tip më i tërhequr, por që dëshirën e kam pasur gjithmonë të merrem me muzikë. Nuk kam pasur ndonjë passion tjetër.

Lipjani News: A beson në rivalitet në skenën e muzikës?

Mjellma Berisha:  Rivaliteti ka egzistuar gjithmonë dhe kudo. Mund të them që në skenën tonë muzikore ka mjaft rivalitetdhe eshte shume i shprehur.

Lipjani News: Na tregoni për eksperiencën tënde në The Voice of Albania?

Mjellma Berisha: The Voice Of Albania ishte diçka e papërshkruar dhe shumë ekperiencë e bukur. Kam nostalgji sa herë e mendoj kohën e The Voice-it.

Lipjani News: Si e kaloni kohën e lirë?

Mjellma Berisha: Mundohem të pushoj sa me shumë kur kam kohë të lirë, nganjëherë edhe dal, po ashtu fitnessi është koha ime më e mirë.

 

Realizoi intervistën: Albina Zeneli./LipjaniNews/.

 

 

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...