Rivaliteti fuqishëm i Porsche ndaj BMW 8 Series (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...

Si rezultat i kësaj, pritet të lansohen dy versione nga modeli Panamera

Ishte thënë për një kohë, se Porsche po konsideron krijimin e një Panamera të re, ndërsa tani ka një arsye të fortë që kjo të ngjajë, transmeton Telegrafi.

Autocar raportohen se ka të bëjë me rivalitetin e fuqishëm që ka m BMW 8 Series dhe pritet që të lansohen dy versione të modelit Panamera, që pritet të vijnë gjatë vitit të ardhshëm. Sikurse 8 Series, do të kenë konfigurimin 2+2 dhe do të shërbejë si alternative e klientëve të 911, që duan ulëse të pasme shumë më të gjerë.

Bashkë me rivalitetin ndaj 8 Series, Porsche e ka shënjestër edhe një rival tjetër që është Aston Martin Vantage. Ndryshimi i modelit Panamera dhe kthimi në një makinë krejt ndryshe me modelin aktual, nuk është e lehtë, por për këtë kompania gjermane duket se nuk është problem.

Ekipi i dizajnusve në Porsche, ka bërë të ditur se mund të realizojnë çdo dizajn të mundshëm, qoftë edhe në një makinë që tashmë është në treg. Derisa Panamera aktual është ndërtuar në platformën MSB, ndryshimi nënkupton se modeli i ri do të jetë shumë më i shkurtër.

Burimet pranë Porsche, kanë njoftuar se janë dy versione të modelit Panamera, duke mos saktësuar se sa do të dallojë mes vete. Ka mundësi, që të mos e mbajnë edhe emrin e njëjtë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...