Rivalitet ndryshe – BMW e reklamon Mercedes S-Class me anë të një video

PUBLIKUAR

Megjithëse ekziston një konkurrencë e ashpër në treg midis dy prodhuesve premium gjermanë, bavarezët kanë treguar me këtë mesazh se lojtarët e mëdhenj mund të dhurojnë komplimente edhe kundërshtarëve më të mëdhenj.

Sytë e të gjithë botës këtë javë ishin përqendruar te Mercedes, i cili prezantoi S-Class të ri disa ditë më parë, transmeton Telegrafi.

Ngjarja u ndoq nga afër nga rivalët më të mëdhenj, të tillë si BMW, i cili reagoi në një mënyrë jointeresante ndaj premierës së sedanit luksoz të Mercedes, i cili konkurron në treg me Seritë e tyre 7.

Departamenti i marketingut i BMW i la një mesazh të pazakontë Mercedesit në Instagram pas prezantimit të S-Class.

“Nice S” natyrisht mund të interpretohet si një kurbë e mirë “S” (për ngarje), por bavarezët nuk e fshehin që ky mesazh i drejtohet klasës së re S:

“Hej, punë e mirë, Mercedes-Benz! Ne jemi gjithashtu tifozë të mëdhenj të S-Class”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...