Rivali i Tesla-s, “Nikola Motor” zbulon kamionin me hidrogjen për Evropë

PUBLIKUAR

Kompania me seli në Utah, “Nikola Motor Company” ka zbuluar një kamion me hidrogjen, i projektuar veçanërisht për Evropën, një veprim i përshkruar nga themeluesi i kompanisë, Trevor Milton, si “diçka e vonuar”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Nikola mund të mburret me shpejtësi të dyfishtë me motorët me naftë klasike, por edhe kursime të mëdha të energjisë. Ky kamion nuk lëshon gazra të dëmshme në atmosferë.

Testimi pritet të fillojë në Norvegji, rreth vitit 2020 me prodhimin e planifikuar për 2022 apo 2023.

Nikola është gjithashtu në fazat e planifikimit paraprak për të identifikuar vendndodhjen e duhur për objektin e saj evropian të prodhimit.

Çmimi i saktë për këtë kamion elektrik ende nuk dihet, por është thënë se mund të rezervohet.

Kompania Nikola Motors, filloi një mosmarrëveshje gjyqësore kundër kompanisë Tesla në fillim të vitit, duke argumentuar se Tesla kishte vjedhur patentën e saj.

Mysafirët në 16-17 prill Nikola World në Phoenix do të jenë në gjendje të shohin një shfaqje prototip të Nikola Tre, së bashku me produkte të tjera të emetimeve të reja zero nga Nikola.

Nikola Tre ka 500-1000 HP, 6×4 ose 6×2 konfigurime dhe një distancë prej 500 deri 1.200 kilometra në varësi të opsioneve. Tre do të përshtaten brenda kufizimeve të gjatësisë dhe madhësisë për Evropën. /Telegrafi/

Nikola Motor Company@nikolamotor

https://nikolamotor.com/press_releases/nikola-launches-stunning-truck-for-european-market-53 

Nikola Launches Stunning Truck for European Market

nikolamotor.com

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...