Rita Ora shijon suksesin e këngëve në top-lista në Australi pas pjesëmarrjes në “The Voice Australia”

PUBLIKUAR

ëngëtarja shqiptare është e pëlqyer nga tregu ndërkombëtar mjaft shumë.

 

Rita Ora njihet si njëra ndër artistet shqiptare më të njohura e cila përmes talentit të saj dhe stilit të veçantë ka depërtuar në tregun muzikor ndëkombëtar, shkruan lajmi.net.

Ndonëse këngët e saj kanë miliona klikime, janë ende disa dëgjues të cilët e cilësojnë atë si një artiste e cila ka shumë për të dhënë por për disa arsye ajo mbetet ende e nënvlerësuar.

Së fundi Rita Ora ishte e ftuar si gjyqtare në “The Voice Australia”, prej ku edhe nisi lidhjen e re romantike me regjisorin e njohur Taika Waititi.

 

Teksa ishte gjyqtare në “The Voice” Rita Orës, iu kënduan dy nga hitet e saja të shumta, “How to be lonely” dhe “Let you love me”. Këngë këto që u pëlqyen nga publiku australian, kjo gjë bëri që ato të dëgjoheshin dhe të hynin në top-lista por që nuk mjaftoi me kaq.

Edhe 12 këngë të tjera si “Your song”, “For You” e shumë të tjera kanë arritur të hyjnë në iTunes Australia duke u renditur në listë./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...