Rita Ora shfaqet elegante në fustan të zi gjatë një darke në Los Angeles

PUBLIKUAR

Rita darkoi në Matsuhisa para publikimi të duett me Sigala.

 

Ajo ka bashkuar forcat me Sigala për të lansuar një ‘hit veror’ të quajtur You For Me, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Rita Ora dukej elegante me një fustan të zi të mërkurën ndërsa mbërriti në Matsuhisa në Los Angeles për darkë përpara publikimit të këngës së re.

Këngëtarja, 31 vjeçe, dukej elegante dhe në modë me fustanin e veshur, ndërsa u pa duke dalë nga një automjet dhe duke u drejtuar brenda zonës së famshme të njerëzve të famshëm.

Bukuroshja bjonde kishte mbathur një palë këpucë të zeza, ndërsa vendosi disa stoli prej ari dhe argjendi.

Ajo e kompletoi pamjen me një çantë dore me diamant dhe nxori në pah fytyrën e saj të ndezur me një grim të lehtë.

Rita mbërtheu flokët e saj bjonde lart.

Këngëtarja të martën bëri paralajmërimin për këngën e saj të re me Sigala, përmes një postimi në Instagram.

Dyshja kanë punuar së bashku më parë në këngën Coming Home e cila u lansua në nëntor 2015. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Për Xhuli Nurën, katër orë gjumë janë luks: Rrëfen sfidat e mëmësisë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, është bërë nënë e dy binjakëve...

Adri “shkrihet” pas Ilirijanës: Kush ka nuse, botën ka

Çifti i njohur, Adri dhe Ilirijana duken më të lumtur se kurrë. Është këngëtari i...

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...