Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, është bërë nënë e dy binjakëve para disa muajsh, shkruan IndeksOnline.
Që nga ardhja në jetë e vogëlushëve, ajo ka ndarë herë pas here me ndjekësit përvojat e saj të mëmësisë, duke treguar se muajt e parë nuk kanë qenë aspak të lehtë.
Përveç sfidave që sjell rritja e dy foshnjave njëkohësisht, Xhuli po përballet edhe me përgjegjësinë e të qenit nënë e vetme.
Së fundmi, ajo ka zbuluar edhe një detaj që tregon se sa shumë ka ndryshuar rutina e saj pas lindjes së binjakëve.
Xhuli ka thënë se disponimi i saj është në maksimum kur vogëlushët arrijnë të flenë deri në katër orë.
Një rrëfim që pasqyron realitetin e përditshëm të një nëne me dy foshnja, ku edhe disa orë gjumë shndërrohen në luks.


