Rita jo një aktore e zonja

PUBLIKUAR

timthumb

Rita Ora e ka pranuar se nuk është një aktore aq e zonja, kjo pasi ka përdorur kufje në vesh gjatë xhirimit të skenave në filmin “Fiffty Shades”, pasi vazhdimisht kishte harruar rreshtat e saj. Këngëtarja kosovare në këtë film luan rolin e Mia Grey, motra e birësuar e protagonistit kryesor të këtij filmi, Christian Gray, i cili luhet nga aktori, Jamie Dornan.

“Është dashur të mbajë dikë në kontakt të vazhdueshëm, në mënyrë që të më tregojë se çfarë duhet të them para se ta thosha, sepse sinqerisht isha paksa nervoze dhe i harroja të gjitha ato që i kisha mësuar”, ka treguar ajo. Rita ka folur edhe për kolegen e saj, Dakota Johnson, e cila luan rolin e heroinës së këtij filmi, Ana Steel.

“Ajo është një mike e shkëlqyeshme e imja dhe ajo vërtetë më ka qetësuar mua dhe ajo ishte vërtetë e sjellshme, duke u kujdesur për mua”, ka rrëfyer Rita. Ylli i hitit “RIP”, gjithashtu ka premtuar se ky film vetëm sa do ta bëjë edhe më të famshëm librin, në të cilin është bazuar filmi.

“Filmi është shumë i afërt me ato që janë në libër. Mendoj se aktorët janë fenomenalë në këtë dhe jam vërtetë e nderuar që jam në të njëjtin varg me ata. Ky është filmi im i parë dhe është e mrekullueshme”, ka përfunduar Rita. Reklama për këtë film tashmë ka filluar të emetohet, ndërsa kritikat janë tejet pozitive, prandaj pritet një sukses i madh në kinema.

SHIKO MË SHUMË

Elijona rikthehet në rrjete sociale, shijon pushimet në Egjipt

Elijona Binakaj është rikthyer në rrjete sociale, me disa postime nga pushimet. Ajo ka marrë...

Edisa debat të ashpër me Brikenën: Mashtruese, je e lidhur nga jashtë – kam marr informacione ekstra

Një përplasje e fortë ka shpërthyer mes Brikenës dhe Edisës gjatë emisionit “Fan Club”,...

Nora Istrefi rikthehet me EP, sjell duetin e shumëpritur me Sinan Vllasaliun

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka befasuar publikun duke publikuar Ep-in, i cili përbëhet...