Rinia LDK-së në Lipjan organizon ditët e anëtarësimeve të reja

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Për nder të 27 vjetorit të themelimit të LDK- Lipjan, FRLDK organizon ditët e anëtarësimeve të reja.

“Anëtarësohu në FRLDK Ftohen të gjithë të rinjët e Komunës së Lipjanit të cilët janë mbi moshën 18 vite, të bëhen pjesë e organizatës më të madhe të të rinjëve në lipjan”, njoftoi FRLDK.

Mundësia e anëtarësimit është e hapur prej 24 Shkurt – 17 Mars 2017, të gjithë të rinjët që kanë zgjuar interesim munden të paraqiten tek kryetarë e nëndegëve në lokalitetet e tyre nëpër fshatra ose online përmes faqëve zyrtare LDK-Lipjan ose Forumi Rinor LDK Lipjan – faqja zyrtare, duke i dërguar të dhënat personale në mesazh.

“Kampanja; “Anëtarësohu sot, merre kartelën e anëtarësisë me 17 Mars” ka për qëllim inkuadrimin e të rinjëve në aktivitete rinore të LDK-së. 17 Mars është fest, LDK-LIPJAN mbushë 27 vite, bëhu pjesë e një forumi që vetëm po rritet, bëhu pjesë e jona. #LDK27 #frldk #kyçu”, thuhet në fund.

I kontaktuar nga LipjaniNews, Diamant Bytyqi kryetari Forumit Rinor të LDK-së në Lipjan tha se qëllimi i kampanjës “Anëtarësohu sot, merre kartelen e anëtarësisë me 17 Mars” është të kyç një numer të madh të të rinjëve të cilët kanë vullnet, entuziazëm për të qenë pjesë e FRLDK, mirpo nuk janë anëtarësuar ende, dihet që LDK-Lipjan ka kaluar një proces të ristrukturimit të FRLDK-së dhe nëper çdo nëndegë tash kemi Kryetarin, kryesin dhe anëtarët e rinj që do të marrin kartel anëtarësie.

 

“Forumi Rinor është duke përgaditur planin e veprimit 2017, ku do të planifikoj mbajtjen e seminareve për zhvillimin e strategjisë së fushatës digjitale, ku më pas do të fillojmë me vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje dhe peshën e votës së tyre, vetëdijesimi i qytetarëve të lipjanit për ruajtjen e ambientit, ligjëratë për vetëdijesimin e të rinjve lidhur me lëndët narkotike, trajnimi i të rinjve lidhur me shkrimin akademik dhe intervista pune e shumë aktivitete të tjera që do të përmbledhen në planin e veprimit bashkë me idet e anëtarëve të rinj”, tha Bytyqi./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...