Rinia Demokratike e PDK-së, ka hedhur kritika të shumta ndaj Drejtoratit Arsimit në Lipjan duke thënë se degradimi dhe shkatërrimi i sistemit arsimor në komunën e Lipjanit po ndodh edhe në zgjedhjen e drejtorëve të shkollave.
“Degradimi dhe shkatërrimi i sistemit arsimor në komunën tonë po ndodh edhe në zgjedhjen e drejtorëve të shkollave. Deri më tani DKA- Lipjan ka zgjedhur drejtor duke shkelur UA- 8/2014 të datës: 25.02.2014 “Procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues”, transmeton LipjaniNews.
RDK-Lipjan a numëruar 6 shkolla të cilat sipas RDK-së drejtorët e këtyre shkollave nuk plotsojn kriteret.
“Drejtorët e zgjedhur pa plotësim kriteresh janë në keto shkolla:
- Gjimnazi ” Ulpiana”, Lipjan
2. Shkolla fillore e mesme e ulët ” Ismail Luma”, Lipjan
3. Shkolla fillore e mesme e ulët ” Drita”, Rubofc
4.Shkolla fillore e mesme e ulët ” Hasan Prishtina”, Llugaxhi
5. Shkolla fillore e mesme e ulët ” Hasan Zuko Kamberi”, Sllovi
6. Shkolla fillore e mesme e ulët në Krojmir, ka shkruar RDK – Lipjan.”, thuhet në Komunikatë. /LipjaniNews/


