Rinia e PDK-së në Lipjan ka bërë të ditur se do ta zhvilloj një projekt në nëndegët e RDK-së të quajtur “Një shancë për rininë”, transmeton LipjaniNews
Po ashtu, me këtë rast strukturat e RDK-së shumë shpejt do të fillojnë realizimin e kësaj kampanje nëpër nëndegë me kërkesën e rinisë.
“Në mbledhjen e rregullt me përfaqësuesit e rinisë së PDK-së në Lipjan Kryetari z.Rizani i njoftoi rininë për zhvillimet e fundit politike në komunën e Lipjanit. Ishte takim mjaft produktiv dhe mobilizues duke dëshmuar që RDK është shumë e konsoliduar dhe ka potencial të fuqishëm rinor drejt fitores së PDK-së. Gjithashtu u prezantua projekti që RDK në Lipjan do ta zhvilloj me të gjitha nëndegët e rinisë “Një shancë për rininë”, duke parë interesimin e shumë të rinjeve që të kontribuojnë në strukturat e PDK-së. Me këtë rast strukturat e RDK-së shumë shpejt do të fillojnë realizimin e kësaj kampanje nëper nëndegë me kërkesën e rinisë”, thotë RDK-Lipjan. /LipjaniNews.com/



