“Ringjallja” e Barcelonës

PUBLIKUAR

Barcelona arriti të arkëtojë tri pikët e radhës mbrëmë në transfertë ndaj Granadas. Katalunasit shënuan fitore bindëse prej 0:4. Messi dhe Griezmann ndihmuan ekipin me nga dy gola.

Viti 2021 ka nisur mbarë për ekipin e Ronald Koeman, që tash numëron tri fitore në tri ndeshjet e luajtura këtë vitParaprakisht mposhtën Athletic Bilbaon 2:3 dhe Huescan 0:1. Të trija ndeshjet, Barcelona i luajti si mysafir, shkruan Gazeta Express.

Përveç kësaj, tifozët e klubit i gëzon fakti që Messi ka gjetur rrugën e golit. Argjentinasi tani ka realizuar 4 gola në dy ndeshjet e fundit, kurse ka marrë lidershipin në listën e golashënuesve në La Liga me 11 gola gjithsej.

Paraqitjet e Barcelonës po tregojnë shenja pozitive, pas një starti të dobët të sezonit.

Në tetë ndeshjet e fundit në La Liga, Barcelona ka shënuar 6 fitore dhe dy barazime dhe momentalisht gjenden në vendin e tretë në tabelë me 34 pikë, tri më pak se Real Madridi dhe katër më pak se Atletico Madrid, i cili ka edhe tri ndeshje më pak të luajtura. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...