Rina Balaj anulon koncertin në Pejë si shenjë respekti për viktimat e aksidentit në Kroaci

PUBLIKUAR

Rina Balaj u shpreh e pikëlluar për aksidentin tragjik me udhëtarë kosovar.

 

Ditën e djeshme ka ndodhur një aksident tragjik në Kroaci me udhëtarë kosovarë të cilët po udhëtonin nga Gjermania drejt vendlindjes, dhe aty gjetën vdekjen së paku 10 persona ndërsa ka edhe mbi 50 të lënduar të tjerë, shkruan lajmi.net.

Ky aksident tragjik ka prekur thellë popullin kosovar ndërsa edhe estrada shqiptare ka filluar duke shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat si pasojë e aksidentit.

 

Rina Balaj ka vendosur të anulojë koncertin e saj në Pejë i cili do të mbahej sonte, si shenjë respekti për viktimat dhe familjarët e tyre sot.

Dita e sotme u shpall ditë zie nga Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani e cila gjithashtu u shpreh zemërthyer për tragjedinë e ndodhur./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...