Rimac Nevera mati forcat me Lamborghini Aventador SVJ

PUBLIKUAR

Rimac Nevera nuk është vetëm një superveturë e shpejtë elektrike, por edhe paraqet një “zhanër krejt tjetër të shpejtësisë”.

Kryevepra kroate ka matur forcat me Lamborghini Aventador SVJ. Top Gear ka realizuar garën, ku prapa timonit të Neveras qëndroi Chris Harris, transmeton Telegrafi.

Kjo hiperveturë ka katër motorë elektrikë, nga një për çdo rrotë, e në total prodhojnë 1.914 kuaj-fuqi, të mjaftueshme që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 1.97 sekonda, kurse atë deri në 300 kilometra në orë për 9.3.

Pistën prej 402 metrave e përshkon për 8.6 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 412 kilometra në orë.

E pavarësisht të dhënave mbresëlënëse, nga kompania Rimac Automobili kanë porositur se akoma ka vend për përmirësime. Planifikohet prodhimi i vetëm 150 njësive.

Në anën tjetër, Aventadorin SVJ e vë në lëvizje motori 6.5 litërsh V12 që prodhon 759 kuaj-fuqi. Sipas të gjitha standardeve është e shpejtë, por ka qenë edhe Aventadori më i shpejtë deri në ardhjen e modelit Aventador Ultimae.

Shpejtësia maksimale e Aventador SVJ është 352 kilometra në orë. /Telegrafi/

LAJME TË TJERA

I gjindet kokainë në veturë, arrestohet një burrë në Prishtinë

Një burrë është arrestuar gjatë pasdites së djeshme në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë. Policia...

I vodhi 400 euro nga çanta një gruaje dhe e shkel me veturë gjatë ikjes

Një grua në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës ka raportuar se nga një burrë...

Therrje me thikë në Shkollën e Mesme Adem Gllavica Lipjan, intervistohen disa persona

Policia Kosovës ka njoftuar se një mashkull  kosovar (i mitur) ka pësuar lëndime trupore...

Napoli ia cakton çmimin Osimhenit

Napoli ka vendosur për çmimin e sulmuesit të tyre, Victor Osimhen. Napolitanët duan 150 milionë...

SHIKO MË SHUMË

Nissan GT-R50 nga Italdesign, prodhon 710 kuaj-fuqi dhe kushton mbi një milion dollarë

Nissan GT-R50 nga Italdesign është një veturë shumë e rrallë dhe unike, e për...

Zoox i Amazon teston robotaksin në rrugë publike me punonjës si pasagjerë

Njësia e automjeteve me vetë-drejtim e Amazon, Zoox, tha të hënën se ka testuar...

A e dini se kjo veturë BMW Z1 ‘e pa dalë në rrugë’ në odometrin e saj ka 999,997 kilometra?

Gjetja e një lloji “të freskët”, me zero kilometra – si kjo BMW Z1...