Rikthehet Renault 5, kësaj radhe në versionin elektrik

PUBLIKUAR

Kur në fillim të vitit u prezantuar Renault 5 Prototype, shumë kanë shpresuar se ky retro model do të shfaqet nëpër rrugë.

Renault tani ka konfirmuar se një gjë e tillë do të ndodhë dhe ka premtuar se si prodhimi serik do të fillojë gjatë vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi francez gjithashtu ka premtuar se portofolio i saj EV, do të jetë i disponueshëm në tërë Evropën.

Në panairin e veturave IAA Mobility në Minhen, Renault 5 e re është prezantuar – duke qëndruar pranë modelit klasik dhe që njëherit shënon 50-vjetorin e ekzistencës së këtij modeli.

E tani që u prezantuan pranë njëri-tjetrit, pasardhësi i tij elektrik vërehet se është më i madh sesa versioni origjinal.

Kjo veturë bazohet në platformën CMF-B që përdor Dacia Sandero e re, kurse ky model do të prodhohet në Francë.

Përveç Renault 5, pjesë e rëndësishme e strategjisë së Renaulution është edhe Megane E-Tech që së shpejti do të shfaqet nëpër rrugë – dhe që pritet t’i bëjë konkurrencë modelit ID.3 të Volkswagen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...