Rikthehet Pique, tamam në kohë

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është riaftësuar plotësisht dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Ronald Koeman tamam në kohë për finalen e Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbaos.

Qendërmbrojtësi Pique u stërvit me bashkëlojtarë të martën, që tregon se ai e ka tejkaluar lëndimin dhe është i gatshëm për finale, transmeton Gazeta Express.

Barcelona ka pasur telashe të mëdha në mbrojtje këtë sezon dhe lëndimet e shpeshta veçse i kanë shtuar ato.

Mungesa e Piques, i cili mungoi në 29 ndeshje gjatë këtij  sezoni, ka bërë që mbrojtja katalonase të tej e paqëndrueshme.

Me rikthimin e tij, mbetet të shihet nëse Koeman do të luajë me tre mbrojtës edhe kundër Bilbaos në finalen e së shtunës, apo do ta rikthejë sistemin 4-3-3.

Megjithatë, sipas MARCA, është e sigurt që Pique do të jetë titullar në finale.

/Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...